PZAP ka vendosur t’i largojë nga rezultati votat e ardhura nga Serbia

PZAP ka vendosur t’i largojë nga rezultati votat e ardhura nga Serbia

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të larguar nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia, si dhe për të rinumëruar 1472 vendvotime, Nisma ka dalë me një konferencë për media.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se sot Kosova nga vendimi i PZAP për të anuluar kontrabandën e ardhur nga Serbia, është më e sigurt, më ligjore, që në Kosovë që ka institucione që respektojnë dhe mbrojnë ligjin.

Limaj ka deklaruar se vendimi i PZAP-së ka treguar se institucionet tona ruajnë dhe mbrojnë barazinë e qytetarëve të Kosovës.

Çdo gjyqtar i PZAP duhet të ndihet krenar, dhe ne jemi krenarë me punën e tyre. Ka burra e gra me integritet profesional, me karakter njerëzor e që shtetin ligjor e kanë të shenjtë.”, ka deklaruar Limaj.

Sipas Limajt, PZAP sot i ka bërë shërbim të madh procesit demokratik në Kosovë, e ka kthyer integritetin e zgjedhjeve të Kosovës, duke kthyer rezultatin e rregullt sipas ligjit, shkruan rtv21.tv.

Lideri i Nismës theksoi se vendimi për anulimin e votave të parregullta dhe rinumërimin e mbi 1400 kutive, tregon se KQZ nuk ka shpallur rezultat të rregullt, pasi sipas rezultatit të rregullt, Nisma dhe partnerët e koalicionit janë parti parlamentare.

Limaj ka falënderuar gazetarët, publicistët si dhe votuesit e koalicionit pjesë e të cilit është edhe subjekti i tij.

Ai ka bërë të ditur se ekipi ligjore e Nismës kanë punuar çdo ditë për të gjetur fakte e dëshmi për ankesën drejtuar PZAP-së dhe për të fituar këtë proces.

“Nga sot Nisma dhe partnerët janë parti parlamentare, u dëshmua gjithë ajo që kemi thënë se ne me votat e rregullta jemi në parlament, dhe sot duke u larguar votat kontrabandë ne jemi pjesë e parlamentit”, ka përfunduar Limaj, duke shtuar se ata kanë rreth 5.012% ose 6 mandate në Parlamentin e Kosovës./21Media

LIVE: Kryetari Limaj ne konference per media

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Montag, 11. November 2019