Limaj paralajmëron ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore

Limiaj: Qeveria. prioritet stimulimin e prodhuesve vendorë

Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë masa për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore, në mënyre që shteti t’u ofrojë investitorëve të huaj dhe vendorë hapësirë apo lokacionin ku ata janë të gatshëm për të investuar.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë një vizite që i bëri Odës Ekonomike të Kosovës, i shoqëruar edhe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të bizneseve, Limaj tha se qeveria mbështet Odën Ekonomike të Kosovës dhe se do të ketë për prioritet stimulimin e prodhuesve vendorë, për hapjen e vendeve të reja pune.

“Falë vizionit të tyre, hapen vende të reja pune, mbushet arka e shtetit, ngritet mirëqenia. Bizneset të cilat janë të mëdha në vend janë elita e shtetit dhe kështu duhet t’i trajtojmë ne ata, sepse kanë ndikuar direkt në zhvillimin e ekonomik”, tha Limaj.

Për më tepër, ai theksoi se Qeveria do të procedojë në Kuvend vetëm ligje që i përshtaten interesave të vendit, ndërsa u zotua se ekzekutivi vendor do të jetë partner i bizneseve që krijojnë vende të reja pune.

Back to top button