Limaj: Më parë na pranon Serbia se që largohet Thaçi

Fatmir Limaj tha se më përpara e pranon Serbia pavarësinë e Kosovës se sa që dorëhiqet Thaçi nga posti aktual

I  ftuar sonte në emisionin e RTV21  “Kojshia Show” ishte kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, me të cilin në përgjithësi u diskutua lidhur me luftën, politikën dhe gjendjen saj në vend.

Gjatë bisedës, Limaj tha se në Kosovë dy gjëra janë të vështira: Me dasht vendin dhe me punu drejt, shkruan rtv21.tv

Limaj tha se punëtori është ai që e don vendin, por në Kosovë tha se punëtorin e bëjnë budallë, derisa tha se edhe me dasht vendin është vështirë “Nëntë vet me desht vendin, një mos me dasht, thojnë ai koka budallë”, tha Limaj, duke shtuar se ne kemi djemë të mirë në të gjitha nivelet, por sipas tij ka shkelje, sepse nuk inkurajohen, ata sipas tij lihen rrugës.

I pyetur se a më shpejtë nodhë që ta pranojë Serbia Kosovën apo që presidenti Thaçi të dorëhiqet nga posti?, Limaj tha se mundet me ndodhë edhe kjo, që më parë të pranojë Serbia Kosovën sesa Thaçi të dorëhiqet, “kjo nuk ka shanca”, tha më tutje Limaj./21Media

Back to top button