Limaj: Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush

Limaj ka thënë se bota humgi një burrështetas me vlera të mëdha

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan për humbjen e ish-presidentit George H.W Bush. Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se nga sot bota humbi një burrështetas me vlera të mëdha dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme. Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, ka shkruar ai.

Mbrëmë në moshën 94-vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan,  George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër. Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare./21Media

Back to top button