Sipas Limajt pa u rinumëruar të gjitha votat shpallja e rezultateve është e paligshme

Sipas Limajt pa u rinumëruar të gjitha votat shpallja e rezultateve është e paligshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloz vendimin për të rinumëruar vetëm 313 kuti të votave.  Sipas tij vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së, i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit.

“Ky vendim do të kishte kuptim sikur të kishte dy formularë të ndryshëm. Por përderisa dihet se është vetëm një formular i shtypur në një vend dhe i shpërndarë në të gjitha vendvotimet e Kosovës, atëherë shtrohet pyetja si është e mundur që një formular nuk mund të procedohet për 300 kuti, derisa qenka e mundur të procedohet për mijëra kuti të tjera. Ky është aplikim i standardëve të dyfishta që do të thotë për një kuti mund të procedohet, për kuti tjera s’mund të procedohet.”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai tutje është shprehur se pa u rinumëruar të gjitha votat edhe një herë për shkak të gabimit të KQZ-së, shpallja e rezultateve do të jetë e paligjshme.

“KQZ e di mirë se pa e eliminuar këtë gabim, duke rinumëruar në tërësi çdo kuti të votimit, nuk do të jetë në gjendje të shpallë rezultat zgjedhor në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullores së punës së KQZ- së.”, ka shkruar Limaj.

Vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së, i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit Çka tha KQZ?…

Gepostet von Fatmir Limaj am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Me rezultatin aktual të publikuar nga KQZ, del se Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që të rinumërohen 10 vendvotime pasi sipas Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR) këto vendvotime nuk kanë arritur të procedohen si të rregullta për shkak të parregullsive. Kurse 303 vendvotime do të rinumërohen për shkak se në formularët e përputhjes së rezultateve, shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 dhe jo nga subjekti i parë 111./21Media