Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pritur ambasadorin Heldt në zyrën e tij

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka pritur ambasadorin Heldt në zyrën e tij

Limaj me anë të një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi të tij në takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për zhvillime aktuale politike në vend, shkruan rtv21.tv.

“Samiti i Berlinit ka qenë një mundësi e mirë për t’i paraqitur qëndrimet tona dhe ishte konstatim i përbashkët që duhet të vazhdohet dialogu mes dy vendeve për të ardhur te një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse finale”, shkruan Limaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka falënderuar ambasadorin Heldt për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat./21Media