LImaj: Trump me letrën dërguar Vuçiqit shkoi një hap tutje Presidentit Bush

“Presidenti Bush nga Tirana ka qu mesazhe, ndërsa Presidenti Trump i ka qu drejtpërdrejt Presidentit të Serbisë”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, ka thënë se Trump me letrën dërguar Vuçiqit shkoi një hap tutje Presidentit Bush.

“Letra e fundit e Presidentit Trump,  që ka shkruar e heshtur, nuk e ka kap peshën e duhur, rëndësinë e duhur, të asaj jo të parës, por letrës së dytë që ia ka dërguar Vuçiqit. Për mua është njëjtë sikur Presidenti Bush në 2007-tën, kur ka ardh në Tiranë dhe e ka paralajmëru shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Limaj.

Limaj ka thënë se Presidenti Trump ka shkruar edhe një hap më tutje.

“Presidenti Bush nga Tirana ka qu mesazhe, ndërsa Presidenti Trump i ka qu drejtpërdrejt Presidentit të Serbisë, letër se ju duhet të futeni në dialog dhe presim njohjen e Kosovës nga ju”, ka thënë Limaj./21Media

 

 

Back to top button