Limaj uron besimtarët myslimanë

Edhe Nisma Viziton myftiun Tërnava në BIK

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj gjatë vizitës së i që bëri Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ka thënë se muaji i Ramazanit është shembulli më i mirë se besimi në Zot është besim në të mirë dhe besim në paqe.

Ai uroi që me këtë rast të pranohen të gjitha mesazhet e kësaj dite.

“Patëm kënaqësinë të vijmë tek Myftiu ynë, dhe përmes kësaj me i uruar gjithë qytetarët tanë për këtë Festë të madhe të Bajramit. Pas një muaji sakrifice, agjërimit, mëshirës vjen Bajrami dhe si shpërblim për gjithë përkushtimin që besimtarët kanë pasur në drejtim të Zotit, unë e shfrytëzova rastin që besimtarët t’i uroj përmes Myftiut, paqja dhe mëshira qoftë me ta. Të pranohen mesazhet e kësaj feje të paqes. Shembulli më i mirë se besimi në Zot është besim në të mirë dhe në paqe, është pikërisht muaji i Ramazanit”, ka thënë Limaj.

Back to top button