"Uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti"

“Uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Limaj ka thënë se në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Në vigjilje të Festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit mysliman, në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua uroj festën e Kurban Bajramit. Në këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe mirësinë, uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe uniteti. Në këtë ditë të sakrificës, kujtojmë gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ndryshe, dita e parë e festës së Kurban Bajramit është nesër. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do t’i prijë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa hytben apo mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, si tradicionalisht, BIK organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë./21Media