Limaj: Vendimi për taksat ndaj Serbisë dhe Bosnjës është më shumë çështje kombëtare

Limaj tha se Serbia në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjen e CEFTA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Kosovës(OEK) ka thënë se iniciativa për themelimin e odës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është ide e qëlluar dhe duhet të ndodhë për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë këto dy vende për çështje ekonomike.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë ta fuqizojë partneritetin me bizneset.

“Besoj që më 26 nëntor odat shqiptare do të arrijnë marrëveshje. Sepse nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri. Në mesin e shumë çështjeve presin pret përgjigje edhe çështja e taksës rrugore në rrugën e Kombit që është shumë e lartë. Kjo duhet të zbritet të mos bëhët kosto e lartë për bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova është e gatshme për bashkëpunim ekonomik me Tiranë”, tha Limaj.

Ndërsa çështja e taksës me Serbinë, Limaj tha se Serbia në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjen e CEFTA.

“Më lehtëte siguron një vize dhe vizitë në Kinë se sa në Bosnje. Andaj ka ardhur koha që mos të heshtim më. Vendimi ndaj mallrave të Serbisë nuk është thjesht vetëm çështje tregtare, por është edhe kombëtare. Sepse sigurinë e shtetit e kemi në prioritet. Pra, shpresoj që këto veprime të Serbisë dhe Bosnjës ndaj Kosovës të ndryshojnë, dhe të kthehet normaliteti”, theksoi Limaj.

Kryetari i OEK Berat Rukiqi theksoi se OEK e ka përkrah vendimin e Qeverisë për taksën prej 10 përqind me Serbinë. Ndërsa, shtoi se edhe një barrierë kryesore mbetet me Shqipërinë, taksa rrugore dhe procedura të tjera në kufi.

“Është me rëndësi që vendimet qeveritare për ekonomi, të jetë OEK një filtër i tyre, që mos të kenë pasoja në vazhdim”, tha Rukiqi.

Back to top button