Në 20 vjetorin e rënies

Në 20 vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar tre bashkëluftëtaret e tij Ejup Kryeziu, Kujtimi Krasniqi dhe Milaim Beha në 20-vjetorin e rënies.

Më këtë rast, Limaj në nderim të jetës dhe veprës së se tyre, ka vizituar vendin e rënies se tyre heroike.

“Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës. Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, thotë Limaj, janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.

“20 vjet më parë, në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë bashkëluftëtarët e mi Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha”, ka shkruar Limaj.

Më 2 qershor të vitit 1999, pasi ishte errësuar, këta luftëtarë ishin nisur nga Pagarusha në drejtim të Rrafshnaltës në Divjakë. Rreth orës 22:00, duke kaluar nëpër vreshtat e fshatit Senik, ata kishin rënë në pritë të ushtrisë serbe. Katër luftëtarët e lirisë iu kundërpërgjigjen sulmit, por breshëria e armëve të armikut qëlloi pandërprerë. I plagosur, arrin të largohet nga vendluftimi vetëm ushtar Hafiri, ndërsa Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi, ranë heroikisht në fushëbetejë./21Media