Limaj tubim elektroal në Kamenicë

Limaj tubim elektroal në Kamenicë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në tubimin elektoral në Kamenicë, tha se të bashkuar për shtetin do të punojnë bashkë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Limaj duke iu referuar projektit të Nismës “Bashkë për shtetin”, tha se janë bashkuar për reforma në drejtësi, e në pensione dhe fuqizim të pozitës së gruas që është boshti i shtetit të Kosovës.
Pretendeti për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj deklaroi se zgjedhjet e 6 tetorit nuk i sheh garë për ta shkatërruar kundërshtarin, por për të fituar edhe vetë kundërshtari.

Limaj kërkoi nga qytetarët të jenë të kujdesshëm për kënd po votojnë, pasi sipas tij koalicioni Nisma-AKR-PD pas 6 tetorit dinë ta bashkojë Kosovën.

“Bashkë për shtetin për një jetë më të mirë për të gjithë, bashkë për shtetin për siguri, e shtet të fortë, bashkë për shtetin për tu ndihmuar atyre që kanë nevojë anë e kënd Kosovës, që duan të shohin duke u ndihmuar. Bashkë me shtetin, që t’i ndihmojmë punëtorit, i cili punon dhe nuk ka mbrojtje të mjaftueshme. Punëtori i Kosovës thërret që të respektohet ligji i punës dhe të ketë sigurim social përmes se cilit do sigurojë pension të dinjitetshëm”, tha ai.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi teksa kërkoi votën për koalicionin Nisma -ARK-PD, tha se Fatmir Limaj është kandidati i duhur për të qeverisur Kosovën në këtë fazë kur do ndodh edhe marrëveshje me Serbinë.

“Fazën në të cilën po hyjmë është fazë shumë e rëndësishme, është stacioni i radhës, marrëveshja finale gjithëpërfshirese me Serbinë.Prandaj ky vend ka nevojë që të udhëhiqet nga një njeri qënë të gjitha stacionet e Kosovës ka dhënë kontributin e vetë, kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj”, tha ai.

Kandidati i vetëm nga Kamenica për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albert Sermaxhaj tha se Nisma Socialdemokrate çdo ditë e më shumë po rritet në Kamenicë, teksa u zotua se do të punojë fuqishëm në të mirë të shtetit dhe për të shmangur përçarjen. Sipas tij Nisma Socialdemokrate ka listuar fusha që janë të rëndësishme për qytetarët, si arsim dhe shëndetësi cilësore dhe ekonomi të zhvilluar.

“Do të mundohemi bashkë për shtetin, për një jetë më të mirë për t’iu shmangur mos pajtimeve e përçarjeve për ta konstituar dhe reformuar shtetin tonë. Aty ku ka mangësi për siguri më të lartë për qytetarët e Kosovës”, tha Sermaxhaj.