Bebja u lind në 11 mijë metra lartësi

Bebja u lind në 11 mijë metra lartësi

Një grua shtatzënë lindi në bordin e një avioni të kompanisë ajrore Jet Airëays. Ajo ishte nisur nga qyteti saudit i Dammam drejt Kochi, në Kerala të Indisë, kur gjatë së dielës u përfshi nga dhimbjet e fuqishme.

Gruaja solli në jetë një djalë në 11 mijë metra lartësi, në detin arabik. Për të voglin kompania ajrore i dha një biletë e cila do i lejojë gjatë gjithë jetës që të udhëtojë falas në të gjithë avionët e kompanisë./21Media