"Me të thënë të dua" është projekti i ri i Lindës

“Me të thënë të dua” është projekti i ri i Lindës

Këngëtarja e njohur mitrovicase, Linda Hakaj ka publikuar sot projektin e saj më të ri me titull “Me të thënë të dua”.

Kënga është me muzikë dhe orkestrim të Florent Boshnjakut,  me tekst të Arsim Bunjakut, ndërsa videoklipi i këngës është  realizuar nga EMFcreative, shkruan rtv21.tv.

Linda Hakaj shquhet për vokalin e saj unik, edhe kësaj radhe duket se nuk do t’i zhgënjej fansat e  saj.

Projekti i fundit i saj ishte “I paharruar”, një baladë rrënçethëse që i rrëmbeu zemrat e fansave të Lindës.

Linda Hakaj është këngëtare e njohur, që ka pasur mjaft shumë suksese nëpër koncerte e shfaqje operistike si në  vend ashtu edhe jashtë vendit. /21Media