Linda Halimi ka marrë edhe një lajm shumë të mirë

Linda Halimi ka marrë edhe një lajm shumë të mirë

Këngëtarja kosovare Linda Halimi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të “Eurovisionit’ me këngën ‘Wolrd’ është bërë me pasaportë shqiptare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bujar Nishani, ka nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e nënshtetësisë,  vetëm pak ditë më parë, duke e bërë Linditën një nga nënshtetaset e republikës. Tashmë ajo do të ketë nënshtetësi dhe pasaportë shqiptare. Padyshim ky është një lajm i mirë për këngëtaren, e cila do të na përfaqësojë të gjithëve në kompeticionin prestigjioz Eurovizion.

Lajmin për pasaportën shqiptare Linda Halimi e ka dhënë përmes rrjetit social Facebook. “Zyrtarisht Qytetare e Shqipërisë së madhe. Faleminderit Presidenti Bujar Nishani. Faleminderit Shqipëria Ime”, ka shkruar Linda.

Ndryshe Eurovizioni do të zhvillohet në muajin maj në Ukrainë, ndërsa Shqipëria do të performojë e shtata në natën e parë gjysmëfinale me këngën “Botë” nga LInda Halimi./21Media