Linda ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin " Kënga Magjike"

Linda ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin ” Kënga Magjike”

Këngëtarja shqipare e cila jeton në Amerikë, Linda Halimi do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”.

30 vjeçarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka bërë të ditur për fansat e saj se ajo do të rikthehet në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo madje e ka zbuluar edhe titullin e këngës, shkruan rtv21.tv.

Kënga Magjike, e konfirmuar, jeni gati. ‘Want my love’”, ka shkruar ajo

Kujtojmë që hera e fundit kur Linda Halimi ishte prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” ishte në vitin 2010, në një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Big D.

Po të njëjtit janë përjashtuar nga festivali pasi janë vonuar për 30 minuta në provat e festivalit “Kënga Magjike”.

Si arsye për vonesën e tyre ata thanë se gjatë rrugës ishin ballafaquar me një aksident por kjo nuk ishte bindëse për producentin e festivalit kështu ata u përjashtuan pak ditë para netëve gjysmëfinale. Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, i dënoi ata me gjashtë vjet mospjesëmarrje në këtë festival.

E pas atij përjashtimi, tani Linda Halimi është rikthyer sërish të marrë pjesë në edicionin e sivjetëm.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares është ” Rock Whine” e publikuar 2 vite më parë, e cila tani numëron më shumë se 100 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media