"Familja ime e bukur"

“Familja ime e bukur”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Linda Halimi së fundmi ka publikuar një fotografi të bukur familjare.

Artistja shqiptare shihet e buzëqeshur përkrahë bashkëshortit, Davon Edwards dhe vajzës Kaimanas. “Familja ime e bukur”, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar, përcjell rtv21.tv

Linda Halimi ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artistja pati thënë se është zhvendosur atje për mundësitë që ofron Amerika, si dhe për vlerësimin që i bëhet femrës.

Linda dhe Davon më 11 mars të këtij viti janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana.

Image may contain: 1 person, baby and closeup

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është “Murda”, i cili është publikuar në gusht të 2018./21Media