Linda Halimi jashtë muzikës

Linda Halimi jashtë muzikës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Linda Halimi, përveç muzikës, tani do ta sfidojë veten edhe në fushën e biznesit. 30-vjeçarja së shpejti do të hapë butikun e saj me veshje dhe po kërkon modele që do t’i reklamojnë këto veshje, transmeton rtv21.tv

Linda Halimi ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artistja pati thënë se është zhvendosur atje për mundësitë që ofron Amerika, si dhe për vlerësimin që i bëhet femrës./21Media