“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë”

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë”

Qendër mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof ka thënë se i mungon Jose Mourinho.

Mourinho u shkarkua nga United në fund të vitit të kaluar. Trajneri portugez ka fituar tre trofe me “Djajtë e Kuq”.

Sipas mbrojtësit Mourinho është një nga trajnerët më të mirë dhe e meriton ta udhëheq një ekip të madh.

“Në fund të fundit, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe ai duhet të menaxhoj një nga klubet më të mëdha. Më ka marrë malli për futbollin e tij. Ai është një trajner dhe një person shumë i mirë, të cilit i detyrohem shumë. Ishte ai që më dha rastin këtu”, ka thënë ai.

Këtë sezon Lindelof ka qenë një ndër lojtarët e më të rëndësishëm në “Old Trafford”, ai ka trembëdhjetë paraqitje në të gjitha kompeticionet./21Media