Shëndeti i nënave

Shëndeti i nënave

Fillimi i jetës si një nënë e re, me të vërtet është shumë e vështirë.

Por të paturit fëmijë mund t’i bëjë gratë mendërisht më të mprehta në jetën e mëvonshme, sugjeron një studim.

Ekspertët besojnë se nënat mund të përfitojnë nga estrogjeni, hormoni që prodhohet në shtatëzani, apo të ketë një forcim të sistemit të tyre imunitar nga mbajtja e një fëmije, transmeton rtv21.tv.

“Kur ju shikoni faktorët që ndikojnë në mënyrën se si ne plakemi, të pasurit fëmijë është më ndryshe,” tha Dr Ann-Marie de Lange, autori i parë i studimit nga Universiteti i Oslo.

Ato kanë trurin ‘më të ri’ sesa gratë që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, bazuar në skanimet e MRI të më shumë se 12,000 pacientëve./21Media