Lindja e rrallë në QKUK, specialistët bëhen bashkë për ta trajtuar

Lindja e rrallë në QKUK, specialistët bëhen bashkë për ta trajtuar

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur një foshnje me Syndroma Hyperplasia të gjëndrrës mbiveshkore .

Nëpërmjet një konference për media, neonatologu Xhevdet Gojnovci ka dhënë detaje rreth gjendjes së foshnjës. Ai tregoi se foshnja ka lindur në javën e 32 -të dhe peshon vetëm 995 gramë. Foshnja është duke u trajtuar në kujdesin intenziv në repartin e Neonatologjisë, pasi ka nevojë për përkrahje respiratore shkaku i mushkërive të papjekura.

“Për momentin janë marr analizat dhe janë duke u bërë konsultat e nevojshme me mjekët specialistë nga Klinika e Radiologjisë, Kirurgjisë së Fëmijëve, specialistë nga gjenetika, dhe specialistë nga Klinika e Pediatrisë, gjegjësisht endokrinologu”, tha Gojnovci.

Neonatologu tregoi se ky është rasti i dytë që një foshnje lind me këtë sindromë në QKUK. Gojnovci spjegoi se Syndroma Hyperplasia e gjëndrrës mbiveshkore i jep ndryshime organeve gjenitale.

Ai tha se nese vërtetohet se foshnja ka lindur me Syndroma Hyperplasia e gjëndrrës mbiveshkore atëherë me anë të terapive do të shërohet.

Nëse vërtetohet kjo sindromë atëherë me anë te terapive gjithçka do të jetë në rregull”, tha Gojnovci./21Media