Aktorja ndahet nga sheiku

Aktorja ndahet nga sheiku

Lindsay Lohan është beqare. Këtë e konfirmoi vetë aktorja amerikane në intervistën për “The Kyle and Jackie O Show”. Kur u pyet nëse ishte në lidhje, ajo tha se po dilte me dikë, por janë ndarë. Megjithatë nuk zbuloi detaje të tjera.

Mediat ndërkombëtare si The Independent, shkruanin se Lindsay ishte e lidhur me sheikun arab, Mohammad bin Salman, pasuria e të cilit i kalon 1 miliardë dollarë.

Shkak për ndarjen mund të ketë qenë komenti flirtues i Lindsay me Liam Hemsworth, ish bashkëshorti i Miley Cyrus.

Pas ndarjes me Mileyn, aktori publikoi një fotografi me vëllai dhe Lindsay komentoi: “Përse nuk u takuam në Sidnej ose Bondi?

Ndërkohë, Lindsay njoftuar se ka përgatitur disa projekte të reja muzikore që do i nxjerrë në treg shumë shpejt./21Media