Studimi i librit të shenjtë po i jep një qetësi shpirtërore

Studimi i librit të shenjtë po i jep një qetësi shpirtërore

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan pasi mbushi 30 vjeç vendosi të ndryshojë krejtësisht stilin e saj të jetesës duke u larguar nga profesioni i saj si aktore, nga dramat me ish të fejuarin dhe krizën e moshës së mesme.

Lohan ka vendosur t’i përkushtohet fesë Islame dhe momentalisht është zhvendosur në Tailandë për të studiuar librin e shënjtë të Kuranit. Së fundmi ajo është fotografuar duke bërë sërf e mbuluar. Ky vendim që ajo mori ishte i papritur për të dhe familjarët e saj.

Ajo është shprehur se nëse do ta quante veten një myslimane të vërtetë do të ishte qesharake, pasi ajo sapo ka filluar të jetë pjesë e islamizmit dhe studimi i librit të shenjtë po i jep një qetësi shpirtërore që se ka ndjerë kurrë gjatë viteve të kaluara./21Media