Ekspozita mbahet në Galerinë Domus Romana

Ekspozita mbahet në Galerinë Domus Romana

Majlinda Kelmendi, piktorja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës hap nga ora 19:00 ekspozitën e saj personale në Galerinë Domus Romana, në Itali.

 

“Linku i origjinës” titullohet ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, e cila bart copëza të historisë.

Piktorja në një intervistë për emisionin “Bon Bon” në rtv21, teksa foli për projektin në të cilin ka kohë që ka punuar, përmendi  se në mesin e punimeve është një pikturë dhjetë metra, ndërsa tjerat janë nga gjashtë metra.

Kelmendi u shpreh tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve në Romë, që njihet si vend i artit dhe kulturës dhe ajo mendon se kjo ekspozitë do të përcjellë mesazh dhe të tregojë se arti jonë është i kohës, modern.

“Më ngacmon ideja që kemi në gjenet tona një vendosje të tillë të cilën e trashëgojmë dhe e zhvillojmë. Por edhe kushtet historike në të cilat rritemi dhe formohemi breza të tërë ndikojnë në gjenet tonat, në ndryshimin dhe formimin tonë. Pikerisht me këtë element përbëhet cikli im, të lidhjes time personale me historitë e mija”, u shpreh piktorja.

Sipas saj, sado që të ecim e avancohemi, ai linku i rrjedhshmërisë duhet të vazhdojë./21Media