"The Best FIFA Football Awards" shpalli Messin më të mirin

“The Best FIFA Football Awards” shpalli Messin më të mirin

Ylli argjentinas, Lionel Messi sonte e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit për sezonin 2018/2019 nga “The Best FIFA Football Awards”.

Futbollisti i Barcelonës fitoi çmimin e më të mirit kundrejt Cristiano Ronaldos së Juventusit dhe Van Dijk-ut të Liverpoolit, shkruan rtv21.tv

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar La Ligën, e ka ndihmuar Barcelonën të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka fituar këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i Europës dhe ka ndihmuar Argjentinën të fitojë medaljen e bronztë në Kupën e Amerikës 2019.

Ky ishte edicioni i katërt i “FIFA Best Awards”, i cili u mbajt në Milano./21Media