Beteja e përballjes për akuzat seksuale

Beteja e përballjes për akuzat seksuale

Trileri i ri i filmit “Bombshell”, i kompanisë filmike Lionsgate, sjell në skenë ngjarje të bazuara në deklaratat për ngacmimet seksuale ndaj themeluesit tashmë të ndjerë të “Fox News”, Roger Ailes.

Rolet e akuzueseve të Ailes i luajnë aktore të mirënjohura. Rolin e Gretchen Carlson, nga programi i mëparshëm Fox and Friends e luan aktorja Nicole Kidman. Ajo bëri padinë e parë ndaj Ailes për ngacmime seksuale.

Aktorja Charlize Theron luan rolin e Megyn Kelly, e cila po ashtu ka qenë prezantuese në këtë rrjet televiziv, dhe e cila po ashtu ka akuzuar Ailes për ngacmime.

E aktorja Margot Robbie luan rolin e një producenteje, personazhi të sajuar të Fox News, shkruan rtv21.tv

Regjinë e filmit “Bombshell” e ka bërë Jay Roach. Në këtë film luajnë edhe: Kate McKinnon, Alice Eve, Connie Britton e Allison Janney.

Në këtë ngjarje, aktoret Kidman e Theron bëhen gati për betejën e përballjes për akuzat seksuale drejtuar themeluesit të Fox News, Ailes. Në triler, ato shihen duke filluar veprimin ligjor ndaj tij.

Filmi “Bombshel”l u lejua të shfaqet para zgjedhjes së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili është akuzuar për ngacmime seksuale, akuza këto të drejtuara nga 25 gra, si dje dhe para fillimit të funksionimit të lëvizjes #MeToo”, që vepron kundër ngacmimeve seksuale.

Skenarin e Bombshell e ka bërë Charles Randoplh, i cili ka theksuar rëndësinë e të përqendruarit në sjelljet jo të duhura brenda kompanisë Fox. Ai ka thënë se asnjë grua, pa marrë parasysh politikat e saj nuk e meriton të ngacmohet.

Filmi Bombshell është caktuar që në SHBA të lansohet muajin dhjetor 2019, ndërkaq në Britani, muajin janar 2020./21Media