Në Lipjan është raportuar një rast i dhunës në familje

Në Lipjan është raportuar një rast i dhunës në familje

Dje në fshatin Vershevc të Lipjanit është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje. I dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollimit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë të kalibrit 12 mm, një pushkë gjuetie me 41 fishekë, një armë automatike AK-47 me dy fishekë, një pistoletë me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pistoletë me 14 fishekë të kalibrit 7.65mm, një pistoletë me 17 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pistoleta jofunksionale dhe 8 fishekë të kalibrit të madh.”, raporton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media