Lira turke zhvleftësohet edhe për 5%

Rritë shqetësimet e investitorëve për politikat aktuale monetare

Kjo rënie më e re e monedhës turke ka sjellë humbjet e vlerës së lirës në më shumë se 20 përqind që nga  fillimi i vitit duke e përcaktuar atë në pozitën më të dobët që nga kriza financiare e vitit 2008. Eksperti botëror i financave Peter Dixon ka deklaruar për Reuters se tregjet po fillojnë të shqetësohen për masën e ndërhyrjes së qeverisë mbi sigurimin e politikës së Bankës Qëndrore.

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ditë më parë kishte deklaruar se synon një kontroll më të madh mbi politikat monetare me qëllim të uljes së kostos së huamarrjes për te nxitur rritjen e kredive dhe të ndërtimit. Por krejt këto pas zgjedhjeve presidenciale të caktuara për 24 qershor.

Borsa Istanbul Group, një kompani  e bursës së Stambollit, ka njoftuar sot kishte konvertuar asetet e saj në monedha të huaj në lira, përveç nevojave të saj afatshkurtra, në një hap për të mbështetur monedhën turke./21Media

 

Back to top button