Lirak Çelaj: PDK po shndërrohet në parti të “kullerave”

Çelaj thotë se PDK duket sikur po turëprohet nga identiteti që e lidh me UÇK-në

Njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Liak Çelaj i ka shkruar letër të hapur kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit,

Ai përmes kësaj letre i ka shprehur Veselit pakënaqësitë në lidhje me zhvillimet e fundit brenda partisë, Çelaj ka thënë se PDK duke tentuar ta ndërrojë imazhin si parti e dalë nga lufta është shndërruar identitetin në “Kuller”.

Po ashtu Çelaj ka shprehur shqetësim për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e e 6 tetorit ku doli partia e tretë. Lirak Çelaj këtë e cilësoi si rezultatin më të keq që ka marrë kjo parti.

“Konsideroj se është momenti i fundit që vendimmarrja t’i kthehet partisë, të rritet transparenca dhe demokracia, të ndalet praktika e ngritjes së individëve që nuk dinë të ecin me këmbë të veta, por vetëm në krahun e shefave dhe pa ta rrezohen menjëherë.Po ju them sinqerisht, me disa persona që na i keni vënë në krye dhe të cilëve u keni deleguar shumë pushtet, unë nuk identifikohem aspak, as me të kaluarën e as me të tashmen e tyre. Në emër të reformës po dëmtoni ADN-në e PDK-së.”, thuhet ndër tjerash në letrën e Çelajt.

Më 29 dhjetor të vitit të kalar Partia Demoraktike ka zgjedhur anëtarët e kryesisë ë cilët janë sin ë vijim: Kadri Veseli, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Betim Gjoshi, Blerta Deliu, Donjet Bislimi, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Fehmi Mujota, Floretë Zejnullahu, Hajredin Kuçi, Ilir Kurtishi, Luljeta Veseli-Gutaj, Memli Krasniqi, Migjen Kelmendi, Muzafer Shala, Safete Hadërgjonaj, Sami Lushtaku, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi, dhe Xhavit Haliti./21Media

Back to top button