“Lirimi i Lushtakut është fitore për shqiptarët”

OVL e UÇK-së ka thënë se me lirimin e Lushtakut ka humbur Serbia

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut, dhe sipas kësaj organizate, vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshëndet vendimin për lirimin e Sami Lushtaku. Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë. I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Back to top button