Lirohen aktivistët e AAK-së që vendosën arkivolin para Kuvendit

Organizatorët u intevistuan në polici

Sot rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit Qendra, janë shoqëruar katër persona aktivistë të AAK-së, për një aktivitet që është mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit të shtetit.

“Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe me pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur policia.

Aktivistët e AAK-së kishin vendosur një arkivol para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar aktin e arrestimit të aktivistëve./21Media

Back to top button