Hanad Ali Guled ishte kidnapuar të shtunën

Hanad Ali Guled ishte kidnapuar të shtunën

Gazetari somalez, të cilin gjashtë persona të armatosur e kidnapuan derisa po shkonte në punë, është gjetur i gjallë dhe i lidhur në vendin Afgoj, 30 kilometra në jug të Mogadisho, njoftuan të dielën kolegët e tij.

Hanad Ali Guled ishte kidnapuar të shtunën, ndërsa jo shumë kohë pas kidnapimit i ishte lajmëruar familjes, të cilës i kishte treguar se kidnapuesit po e torturojnë.