Deri në vendimin e gjykatës, Loredana konsiderohet e pafajshme

Deri në vendimin e gjykatës, Loredana konsiderohet e pafajshme

Pasi është marrë në pyetje lidhur me akuzën që po i bëhet, Loredana Zefi është liruar.

Loredana Zefi mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane.

“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas po këtij teksti, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot (e mërkure).

Ndryshe, Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.