Këngëtari po drejtone veturën i dehur

Këngëtari po drejtone veturën i dehur

Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tiranë ka dhënë sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për kengëtarin Aleksandër Gjoka.

Ai u ndalua rreth orës 00:15 të mbrëmjes së të dielës në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet” në gjendje të dehur.

“Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l,”- informon policia.

Në seancën gjyqsore të kryesuar nga gjyqtari Arben Micko, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura është vendosur masa e sigurimit detyrim paraqitje. /oranews