​Gjykata në Colmar  ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj

​Gjykata në Colmar  ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj

Gjykata në Colmar të Francës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinjat kështu ai është liruar.

Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Në gjykatë ishin  shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj si dhe  një numër i madh i qytetarëve, të cilët prisnin vendimin për Haradinajn.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit  në janar të këtij vitit, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë. /21Media

http://rtv21.tv/lirohet-ramush-haradinaj/
Facebook Comment