Lirohet Sami Lushtaku

Aprovohet kërkesa për lirimin e Lushtakut

Sami Lushtaku është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte, ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës Arianit Koci.

Koci lajmin e ka konfirmuar për RTV21, duke thënë Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën e tij për heqjen e aktakuzave.

Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë. Kurse Gjykata e Apelit më vonë e kishte liruar nga akuza për vrasjen e civilit, duke e dënuar me shtatë vite burgim për përgjegjësi hierarkike me 7 vjet burg. /21Media

 

Back to top button