Shqipëria gjendet në vendin e katërt

Shqipëria gjendet në vendin e katërt

Shqipëria do të këtë dy ndeshje të vështira në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Me 14 nëntor “Kuq e Zinjtë” do të luajnë kundër Andorrës, ndërsa pas tri ditëve do jetë ndeshja kundër Francës.

Lojtarët që do të mungojnë janë Mërgim Mavraj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, të cilët janë të lënduar.

Shqipëria për momentin është në vendin e katërt në grupin H, me 12 pikë, tri pikë me pak se Islanda që është në vendin e tretë, ndërsa Turqia dhe Franca janë në dy vendet e para me nga 19 pikë.