Lojtari i vitit u shpall Lionel Messi

Lojtari i vitit u shpall Lionel Messi

Sonte në Milano u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best FIFA Football Awards”, 2018/2109.

Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit e fitoi ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës fitoi çmimin e më të mirit kundrejt Cristiano Ronaldos së Juventusit dhe Van Dijk-ut të Liverpoolit, shkruan rtv21.tv

Në natën e sotme u ndanë edhe çmime të kategorive të tjera.

Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp

Portieri më i mirë: Alisson Becker

Lojtarja më e mirë: Megan Rapinoe

Portierja më e mirë: Sariv Veenendaal

Trajnerja më e mirë: Jill Ellis

Gola më e mirë: Daniel Zsor

Fansja e vitit:  Silvia Grecco

Fair play: Marcelo Bielsa

Formacioni më i mirë: Alisson Becker, Matthijs De Ligt, Sergio Ramos, Virgil Van Dijk, Marcelo, Luka Modric, Frenkie De Jong, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Eden Hazard, Cristiano Ronaldo.

Ky ishte edicioni i katërt i “FIFA Best Awards”, i cili u mbajt në Milano./21Media