Joachim Low ka publikuar listën paraprake të 27 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”

Joachim Low ka publikuar listën paraprake të 27 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”

Bie në sy prezenca e Manuel Neuer dhe Marco Reus, dy lojtarë që këtë sezon kanë pasur shumë probleme me dëmtimet. Gjithashtu, në listë është edhe emri i veteranit Mario Gomez, i cili ka fituar një vend në kombëtare falë sezonit të mirë me Stuttgart.

Nga ana tjetër, lojtarë si Mustafi, Wagner, Emre Can apo heroi i Botërorit të fundit, Mario Götze, i kanë lënë vendin të rinjve Goretzka, Brandt, Sané dhe Werner.

Në prezantimin e listës u zyrtarizua edhe rinovimi i kontratës së Joachim Low deri në vitin 2022.Ja lista paraprake e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Leno (Leverkusen), Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcelona) dhe Trapp (PSG).

Mbrojtës: Boateng (Bayern), Ginter (Gladbach), Hector (Colonia), Hummels (Bayern), Kimmich (Bayern), Plattenhardt (Hertha), Rüdiger (Chelsea), Süle (Bayern), Tah (Leverkusen).

Mesfushorë: Brandt (Leverkusen), Draxler (PSG), Gündogan (City), Khedira (Juventus), Sané (City), Reus (Dortmund,) Kroos (Real Madrid), Goretzka (Schalke), Rudy (Bayern) dhe Özil (Arsenal).

Sulmues: Mario Gómez (Stuttgart), Müller (Bayern), Werner (RB Leipzig) dhe Petersen (Friburgo).