Lista Serbe kërkon nga policia dhe hetuesia të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të dënuar dy zyrtarët e SLS-së

Lista Serbe kërkon nga policia dhe hetuesia të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të dënuar dy zyrtarët e SLS-së

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe e cila qe sa kohë bojkoton institucionet e Kosovës dhe merr paga ka akuzuar kryetarin e SLS Sllobodan Petroviq për sulm ndaj anëtarit të kësaj partie Milan Kostiq, duke e goditur me mobil në kokë.

Sipas Listës Serbe, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në qendër të Prishtinës, ku Petroviq në një restorant, pa kurrfarë arsyesh ka goditur Kostiq, duke i shkaktuar lëndime. Sipas Listës Serbe, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka ndaluar kreun e SLS dhe ka marrë deklaratë nga Kostiq lidhur me rastin.

Gjatë ndalimit të Petroviq, një zyrtar i lartë i partisë së tij Boban Stankoviq, sipas Listës Serbe, ka kërcënuar Kostiq “disa herë në mënyrë serioze”.

Lista Serbe kërkon nga policia e Kosovës dhe hetuesia të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për të dënuar dy zyrtarët e SLS-së, duke përkujtuar se “pas vitit 1999, kjo është hera e parë që në Prishtinë, një serb është viktimë e një sulmi nga një serb tjetër”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqi sot është sulmuar në afërsi të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast në polici janë shoqëruar dy persona. Kreu i SLS, Sllobodan Petroviq, pas incidentit në një konferencë për media ka hedhur poshtë pretendimet e Listës Serbe lidhur me rastin, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që kjo parti gënjen. Sot në mes të Prishtinës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ishte përfshirë në një përleshje. Sllobodan Petroviqi është deputeti i vetëm serb që nuk është në kuadër të Listës Srpska. Ai është kryetar i SLS-së.

Këtë rast e ka dënuar kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili ka ftuar organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.