Nenad Rashiq tha se nuk është interes i tyre që të bisedohet për ndryshime kushtetuese

Nenad Rashiq tha se nuk është interes i tyre që të bisedohet për ndryshime kushtetuese

Lista Serbe nuk do të pranojë që të bisedojë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin rreth ndryshimeve kushtetuese përmes së cilës mundësohet transformimi i FSK-së në ushtri.

Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq tha se nuk është interes i tyre që të bisedohet për ndryshime kushtetuese. Ai, në një prononcim për gazetën Express nismën e Presidentit që ta bëjë ushtrinë përmes ligjit e quajti nguti në improvizim.

Presidenti i Kosovës, pas kundërshtimeve të shumta nga ndërkombëtarët për formimin e ushtrisë, në deklaratën e tij të fundit tha se transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet në koordinim me partnerët. Ai shtoi se ushtria do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe për diçka të tillë do ta bind Listën Serbe, vota e së cilëve është vendimtare për një gjë të tillë.

http://rtv21.tv/lista-serbe-nuk-bisedon-per-formimin-e-ushtrise/
Facebook Comment