Lista Serbe reagon ndaj sharkimit të Ministrit Rikalo

Rikalo u shkarkua sot

Lista Serbe ka reaguar ndaj shkarkimit të Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Ata e kanë dënuar këtë veprim të kryeministrit Ramush Haradinaj duke e quajtur shkelje të të drejtave të serbëve.

“Z. Rikalo është shkarkuar sot, nga se Lista Serbe dhe anëtarët e saj nuk pajtohen me politiken e shkeljes së drejtave dhe lirive të serbëve. Keshtu që do të jemi në dorëheqje nga marsi i viti 2018 dhe asnjeherë dhe për asnjë cmim nuk do pajtohemi të jemi folklor dhe dekorim i disave”, shkruan ata në faqen e tyre në Facebook.

Ata shtuan se ky veprim do t’i bëjë më të fortë.

“Qeveria në Prishtinë nuk ka legjitimitet pa pjesemarrje të përfaqësueseve legjitim të popullit serb. Lista serbe e nxjerr fuqinë e vet nga përkrahja e popullit serb, kështu që Prishtina nuk do na thej, e vendimi sotëm ne ben më të fuqishëm dhe të vendosur në luftë për popullin tonë”, bëhet e ditur në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo./kallxo.com

Back to top button