Ankohet Lista Serbe

Ankohet Lista Serbe

Lista Serbe mendon se shqiptarët dhe disa ndërkombëtarë gjithmonë “do të gjejnë serbë me qira”.

“Aq shumë jemi përpjekur që të ruajmë unitetin e serbëve në Kosovë, jemi të pikëlluar nga fakti që shqiptarët dhe disa qarqe ndërkombëtare gjithmonë do të gjejnë disa serbë me qira”.

Kështu thotë Lista Serbe sipas së cilës krejt kjo po bëhet me qëllim që të krijohet artificialisht një ndarje në shoqërinë serbe që do të shkojë në favor të armikut të mbijetesës serbe .

Kjo listë thekson se megjithatë është e lumtur të shohë se kush do të kundërshtojë mbijetesën serbe, popullin serb dhe Listën Serbe, shkruan Tanjug.

Kjo ‘ankesë’ e Listës Serbe vjen pak ditëa pas një komunikate të SLS’së së Sllobodan Petroviqit, në të cilën akuzohej partia e Rakiqit se po tenton që përmes frikës dhe propagandës të përçajë serbët.

Sipas SLS’së një gjë e tillë po bëhët pasi që ‘Srpska’ e ka humbur pushtetin dhe besimin e serbëve të Kosovës./express