Miftaraj: Është një hap prapa i partive politike

Miftaraj: Është një hap prapa i partive politike

Publikimi i listave të partive politike me emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur reagime në opinion. Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se partitë politike kanë shënuar regres në dekriminalizimin e skenës politike, gjë që e kanë përsëritur vazhdimisht. Ehat Miftaraj nga ky institut thotë se është zhgënjyese lista e koalicionit AAK-PSD. Ndërsa, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”, tha se ligji u lejon njerëzve që kanë aktakuza ose vepra të ulta penale me qenë pjesë e listave zgjedhore./21Media