Lituania mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat euroatlantike

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda,  ka thënë se  se shteti i tij, e mbështetë plotësisht pavarësinë e Kosovës me integritetin e saj territorial por dhe aspiratat euroatlantike.
ai këto deklarata i ka bërë gjatë një konference pasi ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
”Ne do të kemi një takim të rëndësishëm të NATO-s në Madrid. Do doja t’ju siguroja se Lituania mbështetë plotësisht pavarësinë e shtetit të saj dhe aspirtatat euroatlantike”.
”Lituania është e gatshme të ndajë eksperiencat e saj dhe të implementojë reformat. Bashkë jemi më të fortë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka falënderuar Kosovën për dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën./21Media

Back to top button