Lojtari më efikas te fituesit ishte Edgaras Ulanovas me 18 pikë dhe katër kërcime

Lojtari më efikas te fituesit ishte Edgaras Ulanovas me 18 pikë dhe katër kërcime

Përfaqësuesja e Lituanisë në basketboll shënoi sonte fitore në Tel Aviv kundër Izraelit me rezultat 88:73 dhe në këtë mënyrë erdhi deri te fitorja e parë në kampionatin evropian.

Lituanezët pas humbjes nga Gjeorgjia në hapje të evropianit, treguan lojë të mirë dhe paqartësia e rezultatit ishte deri në fundin e çerekut të tretë.

Më herët pamë një basketboll të barabartë, pastaj përfaqësuesja nga Baltiku shënoi 33 pikë dhe pranoi vetëm 13, pas të cilës në mënyrë rutinore luajti deri në fund të ndeshjes.

Lojtari më efikas te fituesit ishte Edgaras Ulanovas me 18 pikë dhe katër kërcime, ndërsa i shkëlqyeshëm ishte edhe Mindgaunas Kuzminskaks me 16 pikë, pesë topa të grabitur dhe katër asistime.

Arrturas Gudaitis po ashtu shënoi 16 pikë, derisa Jonas Valanchunas shënoi 11 pikë dhe pati dhjetë kërcime.

Në radhët e njërit nga nikoqirit të kampionatit evropian, Izraelit, i cili ka pësuar edhe humbjen e dytë, më efikas ishin Richard Hauvel me 20 pikë, Gay Mekel 18 dhe Omri Kaspi 15 pikë dhe pesë kërcime.

Në ndeshjet tjera të grupit B sot Gjeorgjia pësoi humbje nga Gjermania me rezultat 57:67, ndërsa Italia mposhti Ukrainën 78:66.