Në zgjedhjet e 6 tetorit votojnë mbi 111 mijë votues të rinj

Në zgjedhjet e 6 tetorit votojnë mbi 111 mijë votues të rinj

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga ora 07:00 ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Ajo ka porositur qytetarët, komisionerët e partitë politike që të bëjnë kujdes gjatë ditës së sotme në mënyrë që të ketë proces të rregullt.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur konferencën e parë për hapjen e vendvotimeve, shkruan rtv21.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se në orët e hershme te mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor në vendvotime. Elezi ka bërë të ditur se të gjitha vendvotime janë hapur në orën e paraparë në përjashtim të disa vendvotimeve që janë hapur me pak minuta vonesë.

Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media