Liverpooli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Monacos, Thomas Lemar

Liverpooli nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Monacos, Thomas Lemar

Ditëve të fundit është folur se negociata mes “The Reds” dhe skuadrës francez, kanë ngecur, megjithatë, sipas mediave britanike, një marrëveshje mes dy palëve tashmë është afër të arrihet.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke insistuar që ta blejë mesfushorin e Monacos, madje, thuhet se lojtari është gati të pranoj kushtet e klubit nga “Anfield”.

Raportohet se klubi anglez është gati të paguajë 70-80 milionë euro për Lemar, i cili kërkohet edhe nga Manchester City.