Livepool 2:1 Chelsea

Livepool 2:1 Chelsea

Liverpool vazhdon ecurinë pa humbje në Premierligë. “The Reds” mposhtën Chelsea-n me rezultat 2:1.

Golin e parë për Liverpool e shënoi Alexander-Arnold (14’), ndërsa rezultatin e dyfishoi Firmino (30’). Për Chelsean golin e vetëm e shënoi Kante në minutën e 71’

Kjo është fitorja e gjashtë për Liverpoolin pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp ka 18 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Pas humbjes Chelsea bie në vendin e 11, me vetëm tetë pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve./21Media