Mposhti Chelsean pas penalltive

Mposhti Chelsean pas penalltive

Skuadra e Liverpoolit ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës në futboll, pasi sonte ishte më e mirë në ekzekutimin e penalltive se Chelsea, duke fituar me rezultat 5:4.

Golat nga penalltitë për Liverpool i shënuan Firminho, Fabinho, Origi, Arnold, Salah. Ndërsa për Chelsea shënuan Jorginho, Barkley, Mount, Emerson derisa dështoi Abraham.

Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa vazhdimet 2-2, duke bërë që penalltitë ta vendosin fituesin.